Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum. Dyshohet se viktimë ka mbetur një shtetas që ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe është përplasur nga një automjet.

Aksidenti është shkaktuar nga mungesa e ndriçimit në rrugë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe policia që po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidenti.