Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Burrelit, ku ka humbur jetën një person.

Sipas policisë, 29-vjeçari me inicialet A. D., ka goditur me makinën e tij, këmbësorin me inicialet D. D., i cili ka humbur jetën.

Policia njofton se: Rreth orës 21.50, në qytetin e Burrelit, shtetasi A. D., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin D. D., (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit ndodhet ne Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.