Aksident i rende ne Berat

Ditën e sotme dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në qytetin e Beratit.

Mjeti tip ‘Benz’ dhe ‘Range Rover’ janë përfshirë në aksident në zonën e Urës Vajgurore. Mësohet se nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar.

Mjeti tip ‘Benz’ AA779 HE ka goditur nga pas mjetin tip ‘Range Rover’ me targa ‘AA 444VC’.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shkak i aksidentit besohet se ka qënë lagështia që është krijuar në aks. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar ngjarjen.