Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Vlorë-Fier mesditën e sotme.

Ngjarja ndodhi rreth orë 14:35 teksa mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete.

Gazeta Shqip mëson se bëhet fjalë për 4 të plagosur. Nga raportimet e para thuhet se aksidenti ndodhi pasi një prej mjeteve ka humbur kontrollin.