Ah mor Edi Rama more faqezi: Klithma e fermerit pasi hedh prodhimin e fasules

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook problemin e një qytetari, i cili shprehet se në mungesë të tregut, prodhimin detyrohet t’ia japë bagëtive.

“Ah mor Edi Rama more faqezi! E bëjmë mallin dhe nuk e shesim. Kjo që bën nuk është drejtë, prandaj zhduku sa më parë. Sa të të vrasin njerëzit, ka me të vra edhe buka ime. 100 luga janë mbush me djersën time. Është gjynah se jemi duke u copëtuar. Grosha ja si qelibar, ta hajë delja është gjynah, prandaj bëjë të pamundurën dhe zhduku, zhduku sepse nuk të do më populli”, shprehet qytetari.

Postimi i plotë:

“Pershendetje dr,shiko se si u a japim bagetis mundin e gjith veres dhe vjeshtes, kemi mbi 100 kv fasule dhe nuk kemi treg ku ta dergojm,,ju lutem shperndaje qe ta shikok dhe ai lugati ribdekjes,,te uroj shender dhe mos vdeksh kurr.”

Miq,kjo eshte kriminale, ndaj dhe mbare fermereve shqipare iu bej thirrje te ngrihen dhe ti shporrim shushunjat, narkoqeveritaret qe pasurohen mbi fatkeqesine e tyre. sb”, shkruan Berisha.