Afërdita Dreshaj: Ja sekretet e te qenurit ne forme

Afërdita Dreshaj njoftoi pak muaj më parë se është në pritje të fëmijës së parë. Modelja që jeton prej kohësh në SHBA edhe pse është në muajin e 7-të të shtatzanisë, ka forma të mira fizike.

Përveçse nuk ka shtuar shumë në peshë, Afërdita nuk ka as strija, gjë që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët i kanë kërkuar menjëherë sekretin që fshihet pas kësaj forme kaq perfekte.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instastory, njëri prej tyre e ka pyetur: “Si ka mundësi që nuk ke asnjë shenjë strijash?”.  “Deri më tani nuk kam asnjë falë Zotit. Përpiqem të hidratohem si brenda dhe jashtë sa më shumë të mundem”, është përgjigjur Dreshaj. Afërdita dhe sportisti çek presin të bëhen prindër të një djali.