Edhe pse është një situatë jo normale si nga ana ekonomike dhe sociale ne do mundohemi të nxjerrim në pah sjelljen e politikës shqiptare në këtë situatë.

Lulzim Basha në këto ditë shtetrrethimi ka bërë thuajse detyrën e Kryeministrit të vendit. Madje të një kryeministri normal, sikurse Albin Kurti apo edhe të shteteve perendimore. Ka përcjellë mesazhe dhe në shumë raste ka propozuar masa që më pas janë implementuar nga qeveria me në krye Ramën.

Post kësaj Basha ka fituar një personalitet të tijin, i cili dyzohej jo pak herë me atë të ish- kryeministrit Berisha. Kjo deri më tani ka qenë një betejë e fituar e zotit Basha, ndarja nga “Berisha”. Ky i fundit duket se ka humbur pikë me sjellen dhe postimet e tij që më shumë do i shkonin përshtat njē portali mediatike ekstremisht të djathtë, jo njē ish- kryeministri. Aq bajat është bërë sa dhe mediat anti-qeveritare rralluar frekuencën e referimeve. Nuk i duhet ky “Berishë” vendit në këto momente, politikës pas kësaj, Shqipërisë nē të ardhmen dhe kurrsesi Bashës në synimin për të qenë kryeministri i ardhshëm.

E thënë shkurt, Basha po fiton pikē politike dhe po nxjerr në pah atë që duhet të demostrojë, politikan europian. Larg zullumeve dhe pazareve politike. Larg nga “Berisha” i këtyre ditëve dhe të krijojë një imazh ndryshe në perceptimin e popullit. Ky lloj politikani. Këto lloj masash dhe kjo lloj sjelljeje i duhet këtij vendi. Në kishim dyshuar se Basha nuk i kishte. Ja ku po i demostron.