Nënat mund të japin gji në kohën e koronavirusit. Gjatë pandemisë, kjo gjë shqetëson jo pak, por ekspertët thonë se nënat pozitive me koronavirus mund të ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri. Vetëm në rastet kur nëna është në gjendje të rëndë si pasojë e Covid-19 gjatë lindjes, atëherë kjo gjë bëhet e pamundur për t’i shpëtuar jetën.

Në SHBA, po ndjekin një protokoll të caktuar për raste të tilla, duke e ndarë të porsalindurin nga nëna në rastet kur kjo e fundit është pozitive me koronavirus, deri në shërim të saj.

Pra, megjithëse statistikat e analizave si në Evropë dhe në SHBA janë të njëjtat, në dy kontinentet aplikohen protokolle të ndryshme. Ekspertët thonë se përballe rezultateve dhe provave shkencore të njëjta, ndiqen procedura të ndryshme.

Në Itali, që është edhe ndër vatrat kryesore dhe më të prekura të botës aktualisht, nënat nuk ndahen nga bebet, veçanërisht menjëherë pas lindjes në fazën e nisjes se dhënies së gjirit, duke ndjekur kështu edhe direktivat e OBSH. Ndërsa kërkimet kineze, sugjerojnë, që nënat të ndahen të paktën për 2 jave, në rastet e nënës së prekur nga koronavirus.

Kërkimet e deritanishme, megjithëse të pakta, flasin për mos transmetim të virusit nga nëna shtatzënë tek bebja, dhe kjo karakteristike e familjes së virusit koronavirus, përfshirë edhe SARS e MERS. Një gjë e tillë, shpjegojnë kërkuesit, është tipike e viruseve të tjera si Zika dhe Ebola, pra, që virusi transmetohet nga nëna tek fëmija.