A janë vetëm miq Isli Islami dhe moderatorja Ori Nebijaj

Isli Islami nuk i duron dot më ata ndjekës që i thonë se duhet të lidhet me kolegen e tij Ori Nebijaj.

Në një postim të fundit në Instagram, moderatori shfaqet me Orin ndërsa paralajmëron se sot do t’i bashkohet asaj në programin “Pushime on Top”.

Por si gjithnjë, do ketë komente të tipit “Sa shkoni si çift” dhe nuk ka munguar as këtë herë.

Moderatori është komentuar për kiminë e madhe që ka me kolegen në punë, duke qenë se të dy kanë prezantuar emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Por ata vijojnë të këmbëngulin se janë vetëm miq, pavarësisht dëshirës së disave për t’i parë bashkë si çift.