Ja mutacionet e variantit të ri të Koronavirusi

Shumë situata po marrin një lëvizje të shpejtë nga ku më e rëndësishme politiko-ekonomike është bllokada ndaj Britanisë me arsyetimin e versionit të ri të Covid.

Së pari, sipas shumë virologëve, ose saktësisht atyre që prestigjozet ndërkombëtare iu referohen, Covid ka pësuar mutacione edhe më herët. Sikurse Italia kishte versionin më vdekjeprurës, SHBA po e po, Spanja pak më të lehtë ndërsa Gjermania versionin më pak vdekjeprurës. Pra, ajo që po na e “shesin” ka ndodhur edhe më parë.

Së dyti, pse erdhi bllokada tani? Kur po ti referohemi mediave ndërkombëtare ky version “anglez” ka qarkulluar që në nëntor. Pra me pak fjalë bllokada e tanishme nuk ndalon asgjë sepse çdo vend europian ka pasur lëvizje të lirë edhe më parë dhe infektimet janë prezente.

Bazuar në këto dy pika ne llogjikisht drejtojme disa pyetje. Pse tani? Pse nuk u trumpetuar versioni “italian”? Çfarë fshihet pas kësaj bllokade? Në parantezë, ky është opinion i Media Line News, që nuk është bazuar në fakte të provuara, por interpretime të mundshme të shkaqeve dhe rrjedhojave që ka ky vendim. Ndodhi tani, sepse kushdo nuk do hedhë dyshime për arsye se jemi në prag festa dhe një valë akoma më e rrezikshme nuk mund të përballohet nga sistemet shëndetesore. Për ta besuar më shumë Kancelarja Merkel në deklarat e nëntor- dhjetorit pati shprehur qartazi se sistemi shëndetësor gjerman po arrin kapacitetin maksimal. Paksa e çuditshme, nga ana e Gjermanisë, por kjo do rrëzonte disa dyshime.

Le të shkojmë më tej. Pse kjo ndodh tani? Kur themi Tani, nënkuptojmë pasi Trump humbi zgjedhjet zyrtarisht nga Kolegji që i dha votat Presidentit të Zgjedhur Biden. Nga këtej e tutje Trump nuk mund të mbështete Britaninë sikurse të kërcënojë BE-në me sanksione. Nga ana tjetër Biden dhe Merkel kanë një bashkëpunim të ngushtë midis tyre dhe kjo po mishërohet tani, që pa hyrë në zyrën Ovale. Politikisht Britania nuk ka mbështetjen e Trump dhe asnjë vendi europian pasi nuk ka arritur marrëveshje për Brexit.

Ekonomikisht Britania qëndron më lartë se vendet e zhvilluara europiane, ku studime të thelluara politike, hedhin hipoteza se do ishte vendi ishullor që do zbriste nga froni ekonomik Gjermaninë. Këtë rrezik e kishte me kohë sinjalizuar Merkel pasi nuk u arrit asnjë marrëveshje daljeje të Brexit. Kjo bllokadë nën të ashtëquajtur version virusi ka as më shumë e as më pak dobësimin ekonomik të Britanisë. Madje sinjali i parë për ti treguar Britanisë se Trump nuk ka më asgje në dorë dhe rreshtimi i Biden është përkrah BE-së.

Nuk do kalojë shumë kohë kur Britania do jetë e detyruar ekonomikisht të mendojë rikthimin në bisedime për nje marrëveshje Brexit, e cila ka marrë shumë koka kryeministrësh më heret. Tani është koha që pasojat politike të shoqërohen edhe goditje paralajmëruese ekonomike.