Çfarë ndodh nëse e ha darkën në orët e vona? Duhen besuar mitet? Ja çfarë thotë shkenca

Njerëzit mundohen të ndjekin një jetë të mirë, të shëndetshme, të balancuar, por asnjëherë nuk ia arrijnë dot të jenë perfektë në atë që bëjnë. Përveç kësaj, mitet, edhe për sa i përket jetës së shëndetshme, na shoqërojnë çdo ditë.

Disa njerëz besojnë se nëse e ha darkën pas orës 20:00, nuk ka mjaftueshëm kohë për të tretur ushimin para gjumit dhe kjo masë e patretur pastaj depozitohet në organizëm dhe kthehet në yndyrë.

Në të vërtetë, sipas shkencës, darka në orët e vona nuk këshillohet për shkak të stomakut të rënduar dhe që lidhet me gjumit jo të qetë, por nuk ka të bëjë me depozitimin e yndyrës.

Orari i vakteve nuk ka të bëjë me sasinë e yndyrës që kthehet në organizëm. Ndaj e gjithë kjo teori mbetet brenda mitit pa pasur baza shkencore.