Një ditë pas marrjes së detyrës, Prokuror i Përgjithshëm Olsian Çela, ka shkuar sot në Durrës, për tw parë nga afër hetimet për ndërtesat e shembura pas tërmetit të 26 nëntorit.

Pas takimit me drejtues të Prokurisë së Durrësit, në një deklaratë për mediat prokurori Olsian Çela u shpreh i kënaqur nga rezultati i deritanishëm i punës së prokurorisë në Durrës dhe shprehu mbështetjen që Prokuroria e Përgjithshme do ti ofrojë.

“Ofrimi i mbështetjes maksimale nga ne si Prokuroria Përgjithshme për rastin në fjalë dhe rritjes së kordinimit për të siguruar një hetim të shpejtë dhe eficent. Situata është e qartë, puna e bërë është shumë e mirë, jam i kënaqur me atë që dëgjova. Shumë shpejt rezultat do të jenë të prekshme. Individë të papërgjeshme kanë sheklur ligin dhe pasojë e ardhur është vdekja e shumë personave, në këtë kuadër besoj se zbatimi i ligjit do të jetë korrekt.”– tha Çela.

I pyetur nëse do të ketë arrestime për vdekjen e 51 njerëzve, Çela përsëriti se ka persona që kanë shkelur ligjin dhe se do të mbajnë përgjegjësi për këtë.

“Këto janë vendimet që i marrin prokurorët, kanë të pavarur në vendimmarrjen, ka njerëz që kanë shkelur ligjin shumë kanë humbur jetën. Përgjegjësia që do të mbahet do të jetë maksimale, do të shkojë atje ku është, te ndërtuesit e zyrtarët kudo që provohet se ka elementë të përgjegjësisë penale nuk do të ketë hezitim për asnjë rast. Kam garantuar mbështetjen e plotë do të jenë të bindur se janë të pavarur këtë do ua garantojmë hetuesve.”– u shpreh Çela.

Ndërkaq drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella u shpreh se shumë shpejt do ketë një deklaratë zyrtare nga Prokuroria në lidhje me hetimet.