Shega ngadalëson plakjen!

Doza ditore e shegës ngadalëson procesin e plakjes së ADN-së, zbulon studimi i kompanisë Pomegreat PurePlus, i kryer në 60 vullnetarë të cilët kanë konsumuar shegë për një muaj.

Tek njerëzit të cilët kanë pirë rregullisht lëng shege, markerët 8-Oxo-DG që shkaktojnë dëmtimin e qelizave të trurit, muskujve, mëlçisë, veshkave dhe plakjen e lëkurës janë zvogëluar, në dallim nga ata që nuk e kanë konsumuar. Kimikatet e ndryshme që i marrim me ushqim, pije dhe ajër dëmtojnë ADN-në tonë, ndërsa materiet çudibërëse të shegës gjenden në lëvoren që nuk hahet, dhe bërthamat e bardha dhe ndihmojnë në luftën kundër tyre, pohojnë shkencëtarët.

“Shega ngadalëson oksidimin ose “ndryshkjen” e qelizave të ADN-së që vjen me plakjen.

Përveçëse ngadalëson procesin e plakjes, shega është e shkëlqyeshme për zemër, zvogëlon stresin dhe përmirëson jetën seksuale. Është e pasur me vitaminat A, C dhe E si dhe hekur e antioksidantë.