7 infermiere infektohen në spitalin e Permetit

Shërbimi infermieror në Spitalin e Përmetit është futur në karantinë. Për këtë arsye një numër i vogël prej tyre janë në punë.

Shkak është bërë infektimi i disave prej tyre.

Burime nga ky spital konfirmojnë për Abc News se gjithsej janë shtatë infermierë të prekur nga koronavirusi, prej të cilëve dy punonin në laborator.

Deri më tani, puna në këtë spital është e cunguar për shkak të stafit të reduktuar.