Bred Pit rrëmben Oskarin e parë si aktor joprotagonist

Oscars 2020, Bred Pit rrëmben Oskarin e parë si aktor joprotagonist

Aktori Bred Pit mori sonte Oskarin e parë si aktor, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që po zhvillohet aktualisht në SHBA.

Bred Pit fitoi si aktor joprotagonist (mbështetës) në filmin “Once upon a Time…in Hollywood” (Na ishte një herë në Hollivud).

Më herët Brad Pit kishte fituar një tjetër Oskar, si producent filmi.