52 femije ne situate rruge ne Elbasan/ Shteti i pafuqishem ti rezistoje presionit te prinderve

0

“Bashke per te drejtat tona” ishte ky mesazhi i përcjellë nëpërmjet një marshimi në qendër të qytetit të Elbasanit në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve. Nxënës të shkollave dhe grupmoshave të ndryshme , me pankarta në duar dhe mesazhe të ndryshme sensibilizuese tërhoqën vëmendjen e qytetarëve , por edhe pushtetit lokal për më shumë të drejta dhe vëmendje karshi tyre. 30 vjet nga miratimi i Deklaratës se të Drejtave të Fëmijës dhe Konventës se të Drejtave të Fëmijëve në vendin tonë sërish ka probleme të mëdha. Vetëm në Elbasan gjenden në situatë rruge të identifikuar nga specialistët e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve 52 fëmijë, të cilët i shfrytëzohen nga prindërit e tyre. Specialistja e njësisë Nadire Kreka thekson se presioni nga ana e prindërve për ti nxjerrë fëmijët në rrugë është i madh.

Në një ditë si kjo e sotmja psikologët i mëshojnë fenomenit të bullizmit i përhapur ndjeshëm në shkollat tona. Psikologia Rudina Zhugli kërkoi luftimin e këtij fenomeni qysh në familje dhe më pas në shkollë.

Marshimit të fëmijëve për të drejtat e tyre iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, i cili tha se shteti ka ende shumë për të bërë për fëmijët.

Dhuna tek fëmijët mbetet ende një fenomen global i përhapur. Fatkeqësisht, ky fenomen mbetet një problem serioz edhe për Shqipërinë, duke u kthyer në një rrezik që pengon zhvillimin, shëndetin, mirëqenien, të drejtat themelore, dinjitetin e fëmijëve dhe të ardhmen e tyre e të vendit. Në një ditë si kjo e sotmja mesazhet janë të shumta.