18-vjeçarja

Billie Eilish ka arritur të rrëmbejë çmimet në të gjitha kategoritë kryesore në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit në muzikë.

Këngëtarja e re por shumë e talentuar, Billie Eilish, ka arritur të bëjë historinë në ‘Grammy Awards’, duke u bërë artistja e parë që fiton në tre kategoritë kryesore në të njëjtin vit.

Ajo është vetëm 18 vjeçare dhe Billie tashmë ka ‘Albumin më të mirë të vitit‘, “Këngën më të mirë të vitit’, ‘Regjistrimin më të mirë të vitit‘ dhe është ‘Artistja e re më e mirë’.

Eilish bashkë me vëllain e saj, Finneas, kanë punuar në albumin “When we fall asleep, where do we go” kur ajo ishte vetëm 16 vjeçare.