Zuckenberg të qofshim falë se televizioneve ja pamë hajrin

0
Deklarata e studentëve: Lindita Nikolla tashmë ka dalë jashtë loje

Zuckenberg të qofshim falë se televizioneve ja pamë hajrin.

Protesta e studentëve nxorri në pah edhe njëherë se cfarë llumi mediatik janë televizonet shqiptare. Jo të gjithë sepse televizionet informative janê munduar të pasqyrojnë çdo detaj të protestës. Madje edhe çfarê ndodh në rrethe.

Ajo cfarë po shohim është një shou dhe fallcitet nga televizonet kombëtare kryesore. Duke filluar nga Vizion Plus që tanimë është kthyer në zyrë shtypi të kryeministrisë dhe me një emision politik në shërbim të plotë të qeverisjes.

Top Channel ishte goditja më e madhe që iu dha popullit shqiptar dhe studentëve. Një televizion i krijuar për të qenë zëri i njerëzve të thjeshtë duket se e ka humbur fillin. Me një arrogant në krye dhe me një staf amatorêsh në shërbim të Edi Ramës i dha goditjen e fundit si televizion në shërbim të njerëzve. Emisioni i mbrëmshëm ishte treguesi se ky televizion e ka “shitur b*thën” tek qeveria. Top Show i së martës ishte goditja më e madhe e marrë nga studentët në 9-të ditë protestë.

Pra të na rrojë Zuckenberg me platformën e tij ku ne mund të flasim pa censurë dhe të jemi zêri i vêrtetë i studentëve.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al