Zidan rikthehet për të bërë revolucionin tek Real Madrid

0
Zidan rikthehet për të bërë revolucionin tek Real Madrid

Zidan kthehet te Reali për të bërë revolucionin e madh në klubin ku ka fituar gjithçka si lojtar dhe trajner. 149 ndeshje, 393 gola, 104 fitore, 29 barazime, 16 humbje, 9 trofe. Këto janë shifrat, nga të cilat niset Zinedin Zidan në aventurën e dytë te Reali.

Kthimi i Zidan ka sjellë kënaqësi te lojtarët e Realit, të cilët, me trajnerin francez në krye, kanë fituar tre Championset e fundit. Më i gëzuar se të gjithë është Isko, spanjolli që pari probleme me Solarin kohët e fundit.

Trajneri Zidan do të ketë “çek të bardhë” nga presidenti Florentino Perez. Me këtë mënyrë kreu i klubit spanjoll e ka bindur trajnerin francez të kthehet. Zidan do të ketë dorë të lirë për të rindërtuar Realin, pasi ka garancinë financiare për të bërë gjithçka që do. Tani pritet me shumë interes të mësohet se cilët do të jenë lojtarët, të cilët trajneri francez do të sjellë në ekip. Reali i ri është në dorë të tij.