Zëri dhe forca studentore është më e fuqishme se çitjanet e pushtetit

0
Thirrjet e studentëve: O horra hiqni duart, o diktator i dytë

Zëri dhe forca studentore është më e fuqishme se çitjanet e Nastradinit.

Deri më tani pas protestës së dhjetorit ’90, kjo është protesta më e madhe studentore. 6 ditë aty, pa ndikime politike. 6 ditë aty, pa inskenime. 6 ditë aty, për të treguar se e ardhmja e këtij vendi po i jep shpresë shqiptarëve. Protesta e studentëve vazhdon të marrë jehonë dhe të rritet dita-ditës. Edhe pse ka palaço, që duan ti përçajnë ata vazhdojnë të jenë të vendosur për kauzën e tyre. Kauzë e cila, po i jep shpresë një vendi të tërë që kjo qeverisje qysh sa ka vënë dorë në pushtet, po ia vriste çdo ditë e më shumë.

Ne si media online, të vegjël, duam që kjo protestë të marrë rendësinë e duhur dhe do jemi gjithmonë në krah të studentëve. Pavarësisht se disa portale, që ushqehen me para taksash dalin e politizojnë këtë protestë. Kjo është protesta e studentëve dhe ta kuptojë piktori Nastradin me çitjanë se nuk është i pazëvendësueshëm. Ky masivitet i protestës, por edhe solidarizimi cdo ditë e më shumë i qytetarëve, po i fut frikën pushtetit të sektit rilindas.

Nuk ka bir k*rve pushtetari që ti ndalë forcën rinore. Nuk mund ti ndalin sepse protesta e tyre fuqizohet nga shpirti. Ata sot po tregojnë se sa thellë ka depërtuar skamja në familjet e tyre. Ata sot po tregojnë se sa ndikon shkollimi i tyre. Ata sot po tregojnë në ditë me diell kush janë ata “legenat” pedagogë që i rrjepin xhepat. Ata sot kanë një kauzë të fortë dhe që çdo ditë fuqizohet akoma. Sepse tanimë çdokush në shtêpinë e tij, po kthehet e po bën llogaritë.

Prandaj protesta e tyre nuk mund të ndalet. Ajo është më e fortë se cdo pushtet. Zëri i një studenti që kërkon dije dhe lufton çdo ditë me skamjen, nuk njeh pengesë, sado të mëdha të jenë ato…

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here