Zbulohet kush do te jete kundershtari rradhes per kombetaren

0

Loja e zhvilluar në miqësoren përball Norvegjisë ishte problemi më i madh se rezultati. E për këtë arsye nevojiten të tjera teste para fillimit të Ligës së Kombeve. Mësohet se Shqipëria do të zhvillojë dy miqësore të tjera para startimit të Botërorit Rusi 2018, e konfirmohet se një prej tyre do të jetë përballë Ukrainës.

Përfaqësuesja shqiptare do të zhvillojë një tjetër mini fazë përgatitore pas rreth dy muajsh në Zvicër ku pritet të zhvillojë dy ndeshje miqësore.

Kundërshtari i parë është gjetur, e ajo do të jetë Ukraina e drejtuar nga Andriy Shevchenko, ndeshje e cila do të luhet më 2 qershor.