Zbulohet identiteti i 18-vjeçares zhdukur në greqi

0

Një vajza shqiptare e cila jetonte me familjen në Kretë të Greqisë rezulton e humbur që prej mëngjesit të së dielës.

Policia greke ka bërë kërkime të shumta për 18 vjeçaren Esperanca Mustafa, por pa rezultat.

Mediat greke kanë publikuar edhe foton e vajzës, së bashku me gjeneralitet e saj.

Esperanca Mustafa është 1.55 metra i gjatë, me flokë dhe sy të zinj. Ditën që ajo është zhdukur, kishte veshur një palë tuta të zeza, atlete të zeza dhe një bluzë.