Zbulohen porositë e para dhënë nga kreu i PD-së Basha

0
Basha: Balla duhet të ishte në pranga sot

Lulzim Basha ka mbledhur këtë mbrëmje në selinë e PD gjithë të deleguarit e partisë së tij në qarqe. Mësohet se në mbledhje po diskutohet për plotësimin e strukturave në degët e PD.
Mësohet se përparësi për plotësimin e strukturave të demokratëve do të kenë të rinjtë dhe ata që kanë kontribuuar e themeluar Partinë Demokratike.

Gjithashtu, Basha iu ka dhënë të deleguarve të partisë, teksa iu ka kërkuar të kenë komunikim të vazhdueshëm me personat që kanë reputacion/influencë në zonat e tyre, në mënyrë që ata të bëhen pjesë e strukturave të partisë.

Nga ana tjetër, të enjten në orën 13:00, kreu i demokratëve ka thirrur në një takim edhe aleatët e tij opozitarë. Këto takime të njëpasnjëshme të opozitës vijnë me nisjen e sesionit të ri politik, ku edhe opozita duket se ka nisur përgatitjet për aksionin e radhës.

Basha ka paralajmëruar rikthimin e protestave masive në shtator, por deri më tani nuk është zbuluar asnjë detaj rreth aksioni opozitar.