Zbulohen disa mesazhe të vajzës shqiptare të vrarë me shoqen e saj

0

Një ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin e Adelaide në Australi, ku shqiptari Petrit Lekaj, vrau me thikë brenda në makinë, vajzën e tij Sabrinën. 20-vjeçarja ishte ankuar natën e vrasjes te shoqëria për kontrollin që po i bënte familja.

Sipas disa mesazheve të publikuara nga “Daily Mail”, ajo ishte ankuar te shoqëria me mesazhe se familja e kishte cilësuar ku*vë dhe se ndihej nën presion për të shkuar në Universitet nga prindërit e saj.

Vajza u kishte rrëfyer shoqeve për marrëdhënien e saj shpesh të paqëndrueshme me prindërit e saj dhe se ajo nuk donte të jetonte më nën çatinë e tyre. “Daily Mail” publikon një bisedë të bërë me shqoen e saj ku rrëfen për gjendjen e rëndë emocionale.

Biseda

Sabrina: Sapo qava.

Shoqja: Me zë të lartë?

Sabrina: Jo isha vërtetë shumë e mërzitur sepse mami im gjithmonë më quan kur*ë dhe kjo më prek gjithmonë.

Shoqja: Ti nuk je kur*ë! Mos dëgjo askënd se çfarë thotë.

Sabrina: Rrofsh zemër. Opinioni yt vlen më shumë se ajo humbësja (për të ëmën).

Një nga shoqet e ngushta të studentes, Jana Fandi tha për mediat e huaja se ajo ishte një vajzë e jashtëzakonshme, që ndihmonte këdo.

“Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë ambicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm”.

Fandi tha se shoqja e saj duhej të merrte pjesë në ditëlindjen e saj të 21-të brenda pak javësh dhe ishte shkatërruese që ajo të mos ishte atje për të ndihmuar në festimin e saj. “Është e trishtueshme që ajo nuk është me ne më”, – u shpreh shoqja e 20-vjeçares.