XHAMAT E ZINJ: Policia sërish aksion për gjobitjen ndaj drejtuesve

0
XHAMAT E ZINJ: Policia sërish aksion për gjobitjen ndaj drejtuesve

Në kuadër të masave ligjore “për ndalimin e automjeteve me xhama të zinj”, ligj i hyrë në fuqi nga data 7 janar 2019, Drejtoria Vendore e Policisë së Kukësit ka ndërmarrë një plan -masash për kontrollin dhe ndalimin e drejtuesve të këtyre automjeteve.

Policia e Kukësit ka vijuar gjatë ditës së sotme aksionin përmes postblloqeve të ngritura në qytet.

Sipas policisë të vetmet makina të cilat konsiderohen të rregullta nga Drejtoria e Transportit Rrugor janë ato që kanë me prodhim origjinal xhamat e pasëm të pasagjerit dhe të automjetit, por jo ato që i kanë të modifikuar. Policia Rrugore e Kukesit ka paralajmeruar  te gjithë drejtuesit e mjeteve që ti heqin xhamat e zinj ose ne te kundert do marrim masa administrative me gjobe nga 5000-20.000 leke.