Vrau të atit me sëpatë: 35-vjeçari nuk shfaq shenja pendese

0
Vrau të atit me sëpatë: 35-vjeçari nuk shfaq shenja pendese

Arjan Shahaj, 35-vjeçari që vrau babin e tij Iljaz Shahaj me sëpatë, vijon të japë dëshmi kontradiktore para policisë dhe prokurorisë.

Në dëshminë e dytë ai ka ndryshuar version, duke thënë se e vrau babain pasi ai e qëlloi me pëllëmbë, se përse nuk u ngjit në një dushk të lartë për të prerë degët.

“Babai më keqtrajtonte që i vogël. Ditën e ngjarjes më thoshte hip në një pemë dushku të lartë dhe priti degët.

Unë e kundërshtova dhe ai më qëlloi me pëllëmbë. Nuk durova dot dhe e godita me sëpatë. U sigurova derisa vdiq”, – është shprehur para hetuesve Arjan Shahaj.

Një ditë më parë, Shahaj tha se shkak i grindjes së tyre ka qenë një vajzë me inicialet B.C, për të cilin ai e ngacmonte, e ndërsa babai i kërkonte që të mos vazhdonte më sepse i janë ankuar të afërmit e saj.

35-vjeçari ka qenë i dënuar dhe më herët me 7 vite burg, për shkak se ka tentuar të vrasë një bashkëfshatar.

Po ashtu ai ka qëlluar disa herë me thikë nënën e tij, e cila nuk e ka denoncuar. Sipas Policisë, Shahaj ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë i shtruar dy herë në spital në Tiranë.