Vrau të atin me sëpatë: Autori deklaron se është dhunuar seksualisht

0
Vrau të atit me sëpatë: 35-vjeçari nuk shfaq shenja pendese

Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjan Shahaj, i cili vrau pak ditë më parë të atin, Iljaz Shahaj, në fshatin Shalës të Memaliajt.

Arjani nuk është penduar për vrasjen, ndërsa ka deklaruar se i ati e ka dhunuar, madje e ka dhunuar edhe seksualisht.

Arjani deklaron se në momentin para vrasjes e ka detyruar të ngjitej në pemën e dushkut, në të cilën kishte edhe grerëza.

“Kam patur frikë të ngjitem, pastaj babai më ka goditur. Unë e kam shtyrë me sëpatë dhe ka rënë në tokë. Menjëherë jam larguar nga vendi i ngjarjes pasi kam patur frikë se do ngrihej të më rrah.

Jam me probleme mendore, me skizofreni, ndërsa marrë edhe mjekim”, është shprehur Shahaj.

Avokatja e 35-vjeçarit Shahaj ka kërkuar ekspertizë mjekësore dhe shtrim të detyrueshëm.

Gjykata ka pranuar ekspertizën, dhe vetëm më pas do të vendos nëse do të shtrohet ose jo.
Arjan Shahaj deklaron gjithashtu se nuk ka patur dijeni se i ati ka vdekur, ndërsa e ka marrë vesh vetëm pasi është arrestuar nga policia.

Ka tentuar të largohet tek një i afërm dhe aty është arrestuar nga ana e policisë. Absolutisht nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese, pasi thekson se ka qenë i dhunuar nga i ati gjithë jetën.