Voton parlamenti holandës: “Jo” për Shqipërinē

0
Ministri i jashtëm holandez rradhit arsyet e vendimit kundra për hapjen e negociatave

Parlamenti i Holandës ka vendosur t’i thotë “Jo” Shqipërisë për hapje negociatash, ndërsa i ka thënë “Po” Maqedonisë së Veriut.

Vendimi sapo është marrë nga parlamenti, ndërsa i rekomandohet Komisionit Europian të mos hapë negociatat. Si shkak kryesor bëhet me dije është mosarritja e rezultateve në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.