Vazhdojnë mashtrimet e Lali Lekut: 750 dollarë vetëm atletet e vrapit

0
Vazhdojnë mashtrimet e Lali Lekut: 750 dollarë vetëm atletet e vrapit
Vazhdojnë mashtrimet e Lali Lekut: 750 dollarë vetëm atletet e vrapit

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njihet si një njeri që do t’i kurojë gjërat deri në detajet më të vogla, po ashtu ai njihet edhe për dëshirën e tij për të qenë protagonist. E jo më kot banorët e Tiranës vazhdojnë të vuajnë për një pikë ujë në vitin 2019 sepse Veliajn më shumë e shikojmë në kronika televizive se sa duke u marrë me hallet e banorëve.

Ditën e djeshme Veliaj bëri bujë sepse u zbulua se ai solli nga Vjena një trofe që nuk ekzistonte. Kujtojmë këtu se në datat 3-4 shtator kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën e përvitshme “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vjenë, por në këtë event nuk u nda asnjë çmim.

Ndërsa gjatë ditës së sotme një qytetar ka shkuar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe ka treguar ai nuk e kupton se si një njeri si Veliaj, që flet me gjuhën e popullit dhe thotë se  i kupton hallet e atyre dhe është si ata ka para të blejë një palë atlete që kushtojnë më shumë se sa paga e një shqiptari në muaj.

Atletet që mbante veshur Veliaj në një nga daljet e tij kushtonin 750 dollarë. Qytetari shkruan: “Shikoni se sa kushtojnë atletet e këtij, ku i gjen paratë ky, apo taksat tona dhe ne nuk kemi ujë.”

Kohë më parë u zbulua se vetëm një çantë e bashkëshortes së Veliajt, Ajolës kushtonte 2 mijë euro. Se ku i gjen çifti në fjalë të ardhurat për të bërë shpenzime të tilla luksi për veshje komentet ju takojnë juve.