VAR “fundos” Real Madrid ndaj Ajaks

0

Real Madrid është duke u mposhtur 1:4 nga skuadra e Ajaks.

Në Bernabeu po luhet minuta e 68 e takimit dhe  skuadra hollandeze po luan ndeshjen perfekte duke fituar me rezultatin e pastër 1:4.

Pikërisht goli i tretë shkaktoi polemika sepse aksioni i golit ishte i pavlefshëm sipas madrilenëve, pasi topi kishte dalë më parë nē rivënie anësore.

Por, ndërhyrja e VAR ishte një rekord sepse u deshën mbi 60 sekonda për të vendosur për vlefshmërinë e golit.

Ajaks pret përfundimin e 90 minutave për të arrirë një kualifikim historik dhe me një rezultat tē tillë.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al