U morr si i pandehur, shpërthen Ristani: Prokurorët jo mirë mendërisht

0

“Kjo është një akuzë e pabazuar dhe dashakeqe, akuzohem se në deklarimin që PD ka bërë në KQZ, nuk janë pasqyruar të dhëna të vërteta, unë po them që nuk kam firmosur dhe as vulosur asnjë lloj dokumenti.

Në mënyrë të habitshme, joligjore, dhe jologjike përmendet emri im në këtë vvështje, është një dashakeqësi idiote.

Shkuan deri aty sa thanë që është falsifikim i një mosveprimi, një vepër të tillë nuk mund ta mendojë as një person që nuk është mirë nga gjendja mendore”, kështu e ka cilësuar në një intervistë të dhënë në Fax News, ish-zyrtari i PD-së Arben Ristani, marrjen e tij si të pandehur për çështjen e lobimit rus.

Ai i ka quajtur prokurorët që kanë ngritur akuzën e falsifikimit të dokumenteve si jo të qendrueshëm mendërisht, dhe se çështjen do ta ndjekë deri në fund.