Turp tju vijë policisë dhe atyre bij e bija nënash që sillen ç`njerëzisht

0

Ngjarja e sotme e ndodhur me familjet në lagjen pranë gjiminzit “Petro Nini Luarasi”, përveçse tregon paçavuren shtet të sektit rilindas, nxorri në pah edhe njëherë sjellen përtej normave të efektivëve të policisë.

Madje këtë, si rrallë herë ndodh, e pranoi edhe vetë Nastradini me çitjanë dhe ministri Lleshaj. Kjo sjellje e policisë në këtë rast, e paraprirë me rastin e banorëve të Astirit, me infiltrim në protestën e opozitës, tmerrin që po ushtrojnë në Fier e Këlcyrë, janë tregues se tanimë policia e shtetit është kthyer në polici rilindase. Komandohet nga eprorët dhe iu shërbejnë oligarkëve dhe kompanive fantazëm që marrin tendera publike.

Ne, si media rrallë kemi shkruar ndaj policisë, por dua tju themi këtyre shqiptarëve disa fjalë. Së pari jeni prej mishi. Së dyti jeni shqiptar, jetoni e pini në këtë vend dhe mbaheni me taksat e atyre familjeve që u sollët si barbarë, e shumë të tjerave që i terrorizoni. Së treti jeni bij e bija nënash shqiptare dhe duhet të keni dashamirësinë që çdo e keqe që vjen nga ky palo shtet të mos e dyfishoni, por ta zbutni. Ajo uniformë që mbani nuk ju kthen në të superfuqishëm dhe të bëni çfarë ju thotë ajo “bizelja” se tru nuk besoj të keni, afërmendsh nuk do silleshit kështu. Turp, tju vijë!

MEDIA LINE NEWS| medialine.al