Turp o Gjinush Shkence për gjuhën rrugaçërore që përdore

0
PARADOKSI: Gjinushi i Shkencave ka 27 vite pa botuar një botim shkencor

Skënder Gjinushi tregoi se i meriton ironitë dhe talljet për pozicionin që sapo u emëruar.

Nuk do t’ja përmendim postin sepse është turp, që ne si popull do duhet të kemi të bëjmë. Sjellja prej teveqeli ndaj gazetarëve tregon se Gjinushi është kthyer në një idhtar rilindas. Sepse, Gjinush, për nga mosha që ke nuk duhet ti drejtohesh gazetarëve në atë gjuhë rrugaçërie. Apo nuk po e beson akoma se je një kryetar partie pa identitet dhe e mban për pazare postesh elektorale.

E shikoni o popull kush po na qeveris? E shikoni se kush erdh në krye të Akademisë së Shkencave? Të gjitha këto janë kryekëput vepra të piktorit me çitjanë të zi, ashtu si po na e nxin edhe ne jetën e përditshme. Ti themi dhe nja dy fjalë Gjinushit, qofsh ti që je, që i drejtohesh një gazetarje, që ka moshën e vajzês tënde. Turp! Tani ik e ha karkaleca dhe pi verë të shtrejtë o “shkencëtar analfabet”

MEDIA LINE NEWS| medialine.al