Turizmi i borës apo i bardhë ka filluar dhe Valbona po na mirëpret 

0
 Turizmi i borës apo i bardhë ka filluar dhe Valbona po na mirëpret. 

 Turizmi i borës apo i bardhë ka filluar dhe Valbona po na mirëpret.

Valbona të emocionon në çdo stinë, edhe tani në fillimdimri, ajo ka marr një tjetër nur.

Ka hequr petkun e gjelbër dhe është veshur me të bardha. Ajo është një kompleksitet dukurish interesante, ashtu siç janë vet Alpet Shqiptare.

Në çdo stinë, Valbona, është një sinonim i së bukurës. Edhe rrugët drejt saj, janë një vrapim piktoresk mes malesh. Janë disa rrugë që të çojnë në Valbonë, por të gjitha lidhen me malet.

Ajo përmes luginës së Komanit që përfundon në Fierzë e mandej në Valbonë, kalon mes ujit dhe maleve. Një tjetër lidhet me Rrugën e Kombit, nga Tropoja e Vjetër e në Valbonë, nga Prizreni, por dhe nga Qafë-Mali kur nuk ka borë.

Të gjitha të çojnë drejt së bukurës Valbonë. E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri që të zgjojnë shijen e dimrit me dëborë kudo në luginën e Valbonës, turistët i janë ofruar bukurive të bardhësisë së dëborës.

Tashmë, turizmi aty është kthyer në biznesin më fitimprurës për banorët e kësaj zone, ku vazhdon të ruhet me fanatizëm mënyra e jetesës, ku tradicionalja vazhdon të mos preket, duke rritur interesin e të huajve dhe vëndasve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here