Trishtuese, te mbledhesh bime mjekesore per te mbajtur frymen gjalle

0

Varferia ekstreme është  prezente ne shumë familje shqiptare. Ato i gjenë të pranishme në zonat rurale dhe urbane. Në një situatë mjaft të vështirë paraqitet  edhe familja Rrethi e përbërë nga 6 anëtarë në fshatin Gjyrale, bashkia Cërrik. Një shtëpi e ndërtuar me përteka, e amortizuar totalisht, me orjendi të dala jashtë funksionit strehon të moshuar e fëmijë.

E vetmja ndihmë ekonomike është 40 mijë lekë te vjetra që merr kryefamiljari, ndërsa dy të moshuarit marrin pension kooperative, i cili nuk mbulon as shpenzimet për ilace. Sikur të mos mjaftonte kjo edhe vajza 7 vjece e  familjes ka probleme shëndetësore. Për të siguruar ushqim të rritur e fëmijë i gjen arave duke mbledhur bimë mjekësore. Kryefamiljari i druhet ardhjes së dimrit, pasi është i ndërgjegjshëm që ndërtesa rrëngallë nuk do t’i mbrojë as nga i ftohti dhe as nga shiu.
Trishtuese, te mbledhesh bime mjekesore per te mbajtur frymen gjalle
E moshuara e familjes flet për vështirësitë që kalojnë cdo ditë, ndërsa thekson se jetojnë me lëmoshe që u japin  të tjerët .Deshperimisht ajo lutet për ndihmë.
Sherbimi social ne bashkin e Cerrikut e ka ndihmuar disa here kete familje me ndihma ushqimore, por ato nuk kanë mjaftuar për ta nxjerrë nga varfëria ku është fundosur.Politikat sociale per familjet e varfera mungojne.