Trajneri i ri i kombëtare Reja do të prezantohet pasditen e sotme

0
Trajneri i ri i kombëtare Reja do të prezantohet pasditen e sotme

Edy Reja, trajneri i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit ka mbërritur në Rinas pak pas mesdite.

Mësohet se trajneri i ri i Kombëtares do të prezantohet nga FSHF në orën 16:00 të pasdites së sotme.

Edy Reja foli shkurt pasi u ul në tokën shqiptare. Ai tha se ka biseduar me disa prej lojtarëve shqiptarë që luajnë në Serie A, si Berisha, Hysaj apo edhe Vesili. Po ashtu edhe me De Biasin, i cili duket se ka dhënë orientimet e para për teknikun 73-vjeçar. Reja u shpreh se Shqipëria ka kualitet. “Kjo kombëtare nuk është ajo që u paraqit me Turqinë. Kjo kombëtare ka kualitet dhe potencial”.

Pas Panuccit të shkarkuar pas humbjes 0-2 ndaj Turqisë në “Loro Boriçi”, tashmë do të jetë ish-trajneri i Napolit, Lazio-s, do të jetë strategu i ri i Kombëtares sonë në ndeshjet në vazhdim të eliminatoreve të Europianit të vitit 2020.