TRAFIK ORGANESH: 5 persona bien në pranga në Kosovë

0
TRAFIK ORGANESH: 5 persona bien në pranga në Kosovë

Policia e Kosovës arrestoi pesë persona në Prishtinë të mërkurën, nën dyshimet për përfshirje për transplantim ilegal dhe trafik organesh dhe qelizave njerëzore.

Njoftimi i policisë thekson se më 2 dhe 3 prill është kryer një operacion në kontrollin e një klinike private në Prishtinë dhe është kryer arrestimi i personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale: “transplantimi i paligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore dhe trajtimi i papërgjegjshëm mjekësor” .

Sipas policisë, hetimet filluan disa muaj më parë, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan si dëshmi materiale: të dhënat mjekësore, librat e dëshmive, katër telefona celularë dhe 500 euro para të gatshme.

Pas kësaj, autoritetet kosovare morën masa të menjëhershme duke mbyllur klinikën.