Tirana surpizon Kukësin dhe nderon Partizanin

0

Tirana surprizon Kukësin dhe i jep një goditje të rëndë shpresave të verilindorëve për të fituar titullin kampion në këtë sezon. Në stadiumin e Kamzës ku Kukësi luan si skuadër pritëse, triumfuan bardheblutë me rezultatin e ngushtë 0-1 falë një goli të mbrojtësit Albi Doka në minutën e 87-të.

Tashmë Kukësi e sheh veten -8 pikë nga Partizani i vendit të parë dhe presioni te verilindorët pritet të jetë sidomos nga ana e presidentit Gjici i cili kërkon me çdo kusht titullin kampion. Për Tiranën kjo ishte një fitore që e largon nga fundi i renditjes dhe i jep pak qetësi në tabelën e klasifikimit. Në Kamëz u zhvillua deri diku një ndeshje e barabartë ku të dyja skuadrat kishin shanset e tyre për të shënuar.

Tirana kishte raste më të pastra edhe pse Kukësi e kërcënoi jo pak herë portën e Alesio Abibit i cili bëri një paraqitje fantastike. As Shkurtaj as Reginaldo, as Ethemi e as Valdet Rama nuk arritën dot të shënonin dhe atë që së bënë lojtarët e repartit të avancuar të skuadrës së Cungut por edhe Greca, Hasani e Ngoo te bardheblutë e bëri një mbrojtës si Albi Doka që në minutën e 87-të i shërbyer nga Ngoo nuk i dha asnjë shans Frashërit për ti dhënë tre pikët Tiranës.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Gjirokastër Luftëtari barazoi pa gola me Flamurtarin një rezultat që u shkoi më shumë përshtat vlonjatëve. Një sfidë e luajtur më mirë nga skuadra e Ahmatajt por përballë një Flamurtari me shumë mungesa për shkak të largimeve, Luftëtari nuk kishte saktësinë e duhur në finalizim dhe nuk arriti të merrte më shumë se një pikë, gjithsesi një pikë e vlefshme në garën për mbijetesë ndërkohë që Flamurtari me pikën e marrë barazoi në kuotën e 30 pikëve, Skënderbeun.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here