Timonin ta dhamë tani ça na kërkon “dru koke”

0
1 prilli dita që tanimë ka edhe në Shqipëri simbolin e saj

Timonin ta dhamë tani ça na kërkon “dru koke”, kjo është shprehje popullore, jo shumë e hijshme, por rasti dhe situata na “detyrojnë” t`a përdorim.

Jemi pothuajse në gjysmën e mandatit të dytë të qeverisjes me në krye Ramën dhe situata ekonomiko-sociale dhe e rendit, që janë më të rëndësishme, janë në nivelet më të ulta të qeverisjes 6-vjeçare të Ramës. Dy vjet më parë, Rama arriti të merrte një një “supermandat” i vetëm pa asnjë program dhe strategji. Nëse atë kohë kishte shumë, madje shumë, që korrupsion dhe të keqen e personifikonin me Lëvizjen Socialiste me Integrim. Jo rastësisht. Rama në gjysmën e dytë të mandatit arriti ta përqëndronte gjithë imazhin e keq të qeverisë vetëm tek pjesa e LSI-së. Deri diku edhe mund të qëndronte, por sot pas dy vitesh qeverisje me timonin e tij të vetëm, Rama po çjerr “fasadën” që aq bukur arriti ta ndërtonte dhe të qëndronte në pushtet.

Sot, pas dy vitesh pushtet i vetëm, qeverisja e Ramës dhe sektit tilindas po distancohet nga populli në rradhë të parë, por edhe nga partia socialiste. Fjalimi i Ditmir Bushatit, apo edhe qëndrimi joaktiv i Niko Peleshit, po tregojnë gjëndjen vetmitare që po kalon qeverisja e Ramës. E gjithë administrata tani është në shërbim të qeverisë dhe miqve pranë qeverisë, sepse shërbimin ndaj popullit e ka zëvendësuar me portale online. Jemi ndër të vetmit vënde që ofrojmë këtë lloj qeverisjeje online. Në ke halle drejtohu potalit. Në të vjedhin shtëpinë drejtohu portalit. Në do punë drejtohu portalit dhe bëgati mikun e fortë dhe nai dorë eurosh.

Së pari, Rama, për ata që e kanë ndjekur dhe analizuar si figurë politike, ka një stil të veçantë. Dhe, nisur nga kjo ai ka fituar pikë në disa “segmente” votuesisht, kryeshisht tek emigrantët dhe mosha e tretë. Baza e të cilës, po fillon të lëkundet, sidomos tek mosha e tretë, që janë të zhgënjyer nga rritjet minimale të pensioneve, të cilat në shumë raste nuk u dalin as për medikamente.

Së dyti, Rama, ka një vendosmëri unike, për t`ia hedhur fajin të tjerëve. Në dy vitet e para, ai alokonte papushim gropën fnanciare të lën nga qeverisja e Berishë. Kur nuk kishte më arsyetime, ndërroi kurs me partnerin e koalicionit qeverisës LSI. Pushtetit arrit ta mbante me makinacione, para, gjatë dhe pas zgjedhore. Por, sot pas dy vitesh, kujt do tia hedhë Rama fajin për dështimin e qeverisjes së tij? Djegies së mandateve të opozitës apo popullit që nuk po arrin të kuptojë idetë e tij të mëdha për ta bërë shqipërinë “paçavure”, sikurse pikturat e tij.

Pjesa më e madhe e  administratës po e kupton se ditët e qeverisje së Ramës po i vjen fundi. Por, ajo që ka nevojë ta kuptojë është populli. Dhe, ky popull ndryshimin e sjell me votë, pavarësisht makinacioneve që do përdoren, askush nuk mund ta ndalë.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al