Tërheqja e Vettel hap skenare merkatoje nē skuderinë e Ferrarit

0

Skuadra e Ferrarit po mbushet plot dyshime kur po arrijmē nē pjesën e parë tē kētij sezoni tē Formula 1.

Ferrari edhe pse me ambicie të larta parasezonale duket se konkurrentin e vetëm ka makinat Red Bull sepse Mercedez këtē sezon duket e pakapshme. Por, skuadra nga Maranello, po vuan edhe paraqitjet e dobta tē Vettel. Gjermani duket se e ka humbur përqëndrimin nga sezoni i kaluar kur humbi edhe titullin kampion nga gabimet e tij nē disa gara.

Vettel nē 4 garat e fundit ka grumbulluar mē pak pikë se shoku i skuadres Leclerc përkatēsisht 40 dhe 63 pikë. Kjo ka hedhur hipotezat qē gjermani mund të tērhiqet në fund tē vitit. Nga kjo hipotezë dhe e detyruar edhe nga sponsorat Ferrari duhet tē ketē nē skuadër njē kampion tē Formula 1. Dy janē mundësit Kimi Raikonen dhe Lewis Hamilton. Për Raikonen ky do tē ishte kthimi i dytē tek kokēkuqja dhe nuk dihet nëse do tē dakordësohet sepse Ferrari po investon gjithcka tek talenti i ri Leclerc.

Pista për tē sjellē Hamilton ēshtē mē ulta nē probabilitet sepse britaniku duhet ti vihet ne dispozicion njē makinē konkurruese pēr tē luftuar për titullin kampion.

Medialine.al