TENDERI SKANDALOZ: Bashkia Belsh shpërdoron 1.5 miliardë lekë për korsi biçikletash

0
TENDERI SKANDALOZ: Bashkia Belsh shpërdoron 1.5 miliardë lekë për korsi biçikletash

Bashkia Belsh po justifikon plot vetevetn duke u kthyer në një institucion gangrenë për shërbimin dhe “shpërdoruese” të fondeve publike. Tenderi më skandaloz i kësaj bashkia ka marrë jetë duke shpenzuar plot 1.5 miliardë lekë fonde për të ndërtuar korsi biçikletash.

Por, kjo është vetëm abuzimi me fondet, ndërsa tenderi dhe shpallja e fituesit ishte e paracaktuar. Në tender morën pjesë 10 kompani nga të cilat 9 u skualifikuan. Kompani fituese nuk ishte e panjohur për publikun dhe për fondet e përfituara nga Bashkia Belsh.

Një nga kompanitë pjesmarrëse e ankimoi vendimin, por vetëm një ditë më pas u refuzuar ankimimi. Kompani fituese u shpall edhe pse ajo nuk kishte ofertën më të ulët në tender. Nga 5 kompanitë e para për ofertat më të mira , renditej e 3-ta me bjë ofertë prej 101, 503, 501 milionë lekesh (pa TVSH). Ndërsa oferta më e ulët ishte 96, 217, 571 milionë lekë. Në një zonë aq të varfër mund të ishin kursyer para për bursa, vende pune, dhe ndihma nga bashkia. Lëre pastaj investimet në kopështe dhe shkolla.  Pra, pa përmendur kompaninë fituese, për arsyer etike gazetareske, faktet tregojnë se kjo kompani ishte e paracaktuar për të fituar.

 

Por, le ti kthehemi investimit dhe se sa ai i vjen në ndihmë banorëve të Bashkisë Belsh. Aspak, sepse me ardhjen e zotit Arif Tafani në krye të Bashkisë Belsh invetsimet në infrastrukturë, përveç “Sheshit Rilindja” asgjë tjetër nuk është bërë. Dhe, praktika të dështuara në po këtë bashki ka pasur. Le ti rikthejmë në vëmendje pistën rreth liqenit të Seferanit që u përmbyt. Madje kjo bashki është një nga institucionet që sipas KLSH kanë shpenzuar qindra milionë fiktivë dhe të hedhura kot.

Një bashki me aq varfëri dhe halle nuk mund të ja lejojë vetes, për fondet që ka, një investim me vlerë kaq të madhe. Por, qëllimi i këtij tenderi pak muaj para zgjedhjeve lokale ka vetëm një qëllim, FONDE PËR FUSHATË. Ne do të sjellim akoma fakte se këto para do të përdoren për fushatë elektorale.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al