Të paktën 15 të vrarë dhe 44 të plagosur në një aksident rrugor në Kinë

0
Të paktën 15 të vrarë dhe 44 të plagosur në një aksident rrugor në Kinë

Të paktën 15 persona u vrarë dhe 44 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së 31 automjeteve në një autostradë.

Aksidenti rëndë ka ndodhur në veriperëndim të Provincës Gansu të Kinës të shtunën mbrëma, sipas raportimeve të autoriteteve lokale.

Ekipet e shpëtimit thanë se një kamion i rëndë humbi kontrollin dhe u rrëzua në korsinë e automjeteve të vogla, teksa prisnin në një stacion pagesash në autostradën Lanzhou-Haikou në orën 7:21. Stacioni i taksave është afër Lanzhou, kryeqyteti i Gansu.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve kineze, Xinhua shoferi i kamionit i tha autoriteteve, se frenat e tij dështuan teksa po zbriste në një dyshezë në afërsi të stacionit të pagesave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here