Të bëhet zemra mal kur risheh studentët të protestojnë

0

Të bëhet zemra mal kur risheh studentët të protestojnë.

Akoma edhe më shumë të rikthehet nostalgjia e protestave studentore që çuan në shembjen e sistemit diktaktorial. Dhe u deshën vite për tê riparë në “aksion” studentët shqiptarë të protestonin të vendosur.

Kjo ishta dita e dytë dhe akoma më shumë studentë iu bashkuan. Jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera. Mjaftuan dy ditë për të treguar seriozitetin dhe vendosmërinë e këtij aksioni studentor. Mjaftuan dy ditê që nastradinit kryeministër ti “dridheshin” çitjanet nga frika që kjo protestë mund të marrê të tjera përmasa.

Nga frika, ai personalisht, kryeministri doli e mohoi se kjo rritje na vinka nga universitetet e jo nga qeveria. Madje u desh edhe lidhja live në edicionin e lajmeve në Top Channel që “macja e zezë” e arsimit, Lindita Nikolla, të bindte studentët që fajin nuk e ka qeveria.

Por, kjo qeveri nuk ka cipë morale, kur para dy ditësh mohoi rritjen e taksimit për veprimtaritë e lojërave të fatit dhe tani me bashkëpunime me universitetet kërkon me zhvat akoma nga xhepat e familjeve shqiptare. Ja pra, kuptojeni se kush është sekti i rilindjes që po na udhëheq drejt rrënimit ekonomik e social.

Që të mos merremi gjatë me këtë qeveri “hajdute” ne duhet ti japim jehonë valës protestuese nga ana e studentëve. Kjo protestë edhe njëherë tregoi se rinia shqiptare akoma nuk ka vdekur dhe është aty për ti thënë stop “zhvatjes” ekonomike që po i bëhet studentëve. Kjo është e ardhmja e vendit dhe duhet ti dalin për zot. Sepse vetëm me protesta masive kjo qeveri mund të ndryshojë kursin. Dhe, fuqia e protestave studentore, e kanë treguar se mund të shembin sisteme e jo më një qeverisje të korruptuar.

Nga nesër ju ftojmë që ti bashkoheni kauzës së studentëve sepse qeveria ka hapësira që mungesën e këtyre të ardhurave ta kompesojë në mënyra të tjera.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here