Taulant Balla “injoron” deklaratat e Saimir Tahirit

0
Taulant Balla
Taulant Balla "injoron" deklaratat e Saimir Tahirit

Një ditë më parë Sajmir Tahiri duke u ndalur te përgjimet, ku dëgjohet se fitonte 5 milion euro në muaj dhe se ka shpenzuar 20 mln euro në fushatë,  tha se nuk duhej të merrej në hetim vetëm ai, por edhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie përfshirë edhe Ramën.

I pyetur për këtë deklaratë të Tahirit numri 2 i socialistëve Taulant Balla  nga Elbasani cuditërisht u shpreh se nuk e kishte dëgjuar, ndërsa theksoi se nuk dëshironte të bëj asnjë koment për cështje që i takojnë vetëm drejtësisë.

Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë dhe nuk dua të bëj asnjë koment për cështje që janë eksluzivitet i drejtësisë. Fjalë pak Z. Balla u tregua edhe për  takimin e sotëm të Kryedemokratit Basha me Presidentin  e vendit Ilir Meta, duke u shprehur se ky nuk është lajm për to, por shqetësimet e shqiptarëve, duke lancuar edhe nismën më të fundit të ministrisë së Drejtësisë në bashkitë e vendit.

Kuvendi i Shqipërisë është i angazhuar për sa i përket disa reformave  të rëndësishme. Reforma  zgjedhore prioritet i sesionit të ri parpalmentare, implementimi i reformës  në drejtësi po ashtu është i rëndësishëm. Minsitrja e Drejtësisë zgjodhi bashkinë  e Elbasanit  për ofrimin e konsulencës falas për shtetasit në nevojë. I bëj thirrje cdo qytetari nëse ka një cështje juridike të pazgjidhur, këtu në Bashkinë Elbasan do të ketë dy përfaqësues nga ministria e Drejtësisë për t’i ndihmuar. Këto cështje shqetësojnë  shqiptaret. Lajmi që  presidenti takon kryetarin e opozitës për mua nuk përbën lajm.

Megjithëse kriza politike vijon të mos marrë zgjidhje në Shqipëri , Balla është besimplotë që në muajin tetor Shqipëria do të marrë një mesazh pozitiv për Integrimin në BE.
Pas përfundimit të zgjedhjeve  vendore dhe  pas raporteve të  fundit të ODIRIT për këto zgjedhore , prej të cilave kanë buruar institucione tërësisht legjitime, zgjedhjet ka në qënë  demokratike, sa kohë asnjë parti demokratike nuk i është mohuar e drejta e marrjes pjesë në zgjedhje. Për pasojë kujtoj se është mjaft e rëndësishme të shtrijmë dorën për bashkëpunim jo vetëm me opozitën parlamentare, por edhe ato joparlamentare që u vetëdorëzuan për një bashkëpunim të një reforme elektorale të thellë. Deri tani është bërë një punë e mirë në komisionin e reformës zgjedhore, ndaj falenderoj Znj. Hajdari dhe Z. Gjiknuri që edhe në këto ditë po punojnë intensivisht që të kemi sa më shpejt një draft të përbashkët për ndryshimet në kodin zgjedhor. Ndërkohë kujtoj se edhe rekomandimet e fundit duhet të përkthehen në amendamente.

Ju thoni se situata politike nuk ndikon?
Jam shpresë plotë, që shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha  pritshmëritë  e BE lidhur me reformat e thella që kanë ndërmarrë. Fillimi i bisedimeve, hapja e kapitujve të vecantë të marrëveshjes së anëtareisimin ne BE është një tregues edhe më e rëndësishme për të vijuar këtë ritëm reformash të ndërmarrë gjatë qeverisjes sonë. Dua tju them jam besim plotë  se në tetor do të kemi një mesazh pozitiv për integrimin në BE.

Këto komente Balla i bëri pas ceremonisë së konsistuimit të Këshillit të Qarkut në Elbasan, ku Bukurosh Stafa u rikonfirmua për një mandat të dytë në këtë post. Të pranishëm në takim ishin deputet dhe kryetar të 7 bashkive të qarkut, ndërkohë që Këshilli i Qarkut Elbasan përbëhet nga 32 anëtarë.

Taulant Balla "injoron" deklaratat e Saimir Tahirit