Sulmohen me armë dy shqiptarët ndërsa po udhëtonin në Athinë

0

Mbrëmjen e djeshme janë sulmuar dy shqiptarë nga persona ende të paidentifikuar në Ambelokipi të Athinës, në kryqëzimin e rrugëve Sinope dhe Michalakopoulou.

Dy shqiptarët ishin duke udhëtuar me makinë, ndërkohë dy persona hipur në motor sulmuan me armë zjarri.

Nga të shtënat u shkaktuan vetëm dëme materiale, fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Sipas mediave greke njëri nga dy shqiptarët e sulmuar me armë ishte pronari i një lokali në Liosia.

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here