Sulme dhe probleme sërish për Facebook dhe Instagram

0
Facebook fshin llogaritë e figurave që i konsideron “individë të rrezikshëm”

Shërbimet  Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë probleme në të gjithë botën.

Shërbimet e Facebook po përjetojnë vështirësi teknike, me përdoruesit në Evropë, Malajzi dhe disa pjesë të SHBA-ve që raportojnë mungesën e qasjes në Facebook, Instagram dhe Ëhatsapp.

Problemet janë vënë re edhe në Shqipëri. Nuk ka ende sqarime se çfarë ka ndodhur me këto platforma.

Një hartë tregoi se Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe zonat e mëdha të Evropës janë të prekura nga problemi.

Media tndërkombëtare raportojnë se sot, rreth orës 13:00, këto rrjete sociale kanë rënë tërësisht, në mbarë botën. Duket se problemi është më i rëndë, për përdoruesit e këtyre rrjeteve që përdorin versionin “mobile”.

Shumë përdorues të këtyre platformave, po i raportojnë problemet në rrjetin social rival të Facebook, Tëitter.

Të gjitha platformat, Facebook, Instagram dhe Ëhatsapp, janë në pronësi të Mark Zuckerberg.