Studentët i lënë me anë të kartolinave porositë e fundit kryeministrit Rama

0
Studentët i lënë me anë të kartolinave porositë e fundit kryeministrit Rama

Ndonëse i mbyllën protestat për këtë vit dhe morën pushimet, studentët me sa duket do të vazhdojnë aksionin. Sot ata kanë pasur ‘një dhuratë’ për kryeministrin Edi Rama.

Në fakt bëhet fjalë për disa kartolina festash por jo me urime për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri por me 9 kërkesat që studentët i kërkojnë qeverisë të përmbushë prej më shumë se dy javësh.

Një grup studentësh kanë mbushur bredhin e Kryeministrisë me kartolina me tetë kërkesat e studentëve.