Studentët e Universitetit të Prishtinës zhvilluan sot protestë para zyrave të BE

0
Studentët e Universitetit të Prishtinës zhvilluan sot protestë para zyrave të BE

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë zhvilluar sot protestë para zyrave të BE për të kërkuar liberalizim të vizave.

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka filluar marshin protestues nga Fakulteti Filozofik për tek Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë për të kërkuar heqjen e regjimit të vizave.

10 vjet pas pavarësisë së Kosovës, Kosova ende se ka marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave megjithëse thuhet se janë plotësuar kriteret.

Nga ana e BE-së është përmendur viti 2020 si më realisti për arritjen e liberalizimit.
Pak ditë më parë kryeministri i Kosovës ka deklaruar se beson që liberalizimi do të ndodhë sivjet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here