Spektakël dhe protagonizëm, Francë- Kroaci 2:1

0

Po luhet finalja e Botërorit Rusi 2018 dhe nuk po zhgënjen aspak. Plot 3 gola në pjesën e parë, 2:1 për Francën por me protagonistë kroatët.

Ndeshja nisi shumë mirë për ekipin ballkanas duke qenë më kërkues para porte dhe Franca e cila priste më shumë. Goli i parë do të vijë në minutën e 18-të takimit, ku krosimi nga goditja e dënimit nga Griezman gjen kokën e Mandzukic dhe autogol.

Pas golit, Kroacia rrit ritmin duke sunuar golin e barazimit dhe vjen në minutën e 29-të me autor Perisic.

Pjesa e parë tregoi se kur topi ndodhet në zonên e rreptësisë së kroatëve ata janë shumë konfuzë dhe kështu ndodhi edhe me goditjen e këndit e cila debijohet në goditje nga këndi  me dorë. Sistemi VAR ndërhyn dhe akordon penallti për Francën. Griezman nga pika e bardhë nuk gabon duke e kaluar sërish në avantazh ekipin francez.

Një pjesë e parë me protagonistë lojtarët kroatë, por edhe të pafat.

MEDIALINE.AL