Spanjë: Tre shqiptarë e kthejnë vilën në plantacion marijuane

0
Spanjë: Tre shqiptarë e kthejnë vilën në plantacion marijuane

Shkatërrohet një plantacion i marijuanës, i zbuluar në një vilë në Torrent, të Valencias në Spanjë, duke arrestuar tre persona një grua dhe dy burra me moshë nga 24 deri në 30 vjeç, me origjinë shqiptare.

Të ndaluarit akuzohen për krime kundër shëndetit publik, kultivim të bimëve narkotike dhe falsifikim dokumentesh.

Policia ka zbuluar 885 bimë, mes tyre marijuanë të rritura dhe 1040 fidanë, 1000 tenxhere të mbjella me fidanë, 715 euro 26 ventilatorë, 72 transformatorë elektrikë dhe 70 llamba.

Hetimet nisën pasi policia ishte sinjalizuar për ekzistencën e një laboratori për kultivimin e marijuanës brenda një vile në zonën e Torrentit.

Në vijim të hetimeve policët krijuan pajisje të ndryshme përgjimi duke zbuluar se një grua dhe dy burra jetonin në të.

Gjatë përgjimeve policia vuri re se disa makina mbërrinin në vilë, me gjasë për të shkëmbyer mjete për rritjen e marijuanës, duke sjellë tuba plastikë dhe panele izoluese.
Duke gjetur momentin e përshtatshëm agjentët hynë në vilë, ku arrestuan në flagrancë tre të dyshuarit si dhe shkatërruan plantacionin e marijuanës.

Në vijim u zbulua se tre shqiptarët e kishin marrë vilën me qera dhe se për kontratën e qirasë ata kishin siguruat karta identitete italiane të falsifikuara.

Të arrestuarit, pritet të dalin para gjykatës ku do të njihen me akuzat ndaj tyre.